zoom

Aktualitet

Prej rreth 5 muajsh pas hekurave, Veliaj kërkon lirinë! Caktohet data e rekursit në Gjykatën e Lartë

Prej rreth 5 muajsh pas hekurave, Veliaj kërkon lirinë! Caktohet data e rekursit në Gjykatën e Lartë

Rekursi i Erion Veliajt në Gjykatën e Lartë do të zhvillohet më 8 korrik në orën 12:00.

Veliaj ka bërë rekurs vendimin e Apelit të GJKKO-së duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij.

Relatore e çështjes është caktuar gjyqtarja Albana Boksi, ndërsa Veliaj ndodhet pas hekurave prej datës 10 Shkurt.

Të gjitha tentativat e tij në shkallë të ndryshme të gjyqësorit për t’u liruar janë rrëzuar.