zoom

Lajme

Portieri i Interit përplas për vdekje me makinë të moshuarin që lëvizte me karrige elektrike me rrota

Portieri i Interit përplas për vdekje me makinë të moshuarin që lëvizte me karrige elektrike me rrota

Një i moshuar që lëvizte me karrocë elektrike me rrota ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një makinë e drejtuar nga portieri i Interit, Josep Martinez.

Aksidenti ndodhi në provincën e Komos, ndërsa policia deklaroi se viktima me karrocën me rrota i preu rrugën automjetit. Autoritetet po vazhdojnë të hetojnë rrethanat e aksidentit.

“Makina e drejtuar nga portieri i Interit, Josep Martinez, përplasi një burrë që ishte në një karrocë elektrike me rrota përgjatë një rruge në provincën e Komos,” tha policia italiane për Reuters.

“Martinez ndaloi makinën e tij për ta ndihmuar, pod ai vdiq para mbërritjes së ambulancës.”

Interi anuloi një konferencë për shtyp që ishte planifikuar për të martën për të parashikuar ndeshjen e së mërkurës në Serie A në shtëpi kundër Fiorentina-s.

Klubi ka refuzuar të komentojë mbi incidentin. Martinez ka qenë portieri i dytë i Interit që kur u bashkua nga klubi i Serie A, Genoa, në vitin 2024.