Aplikacion
Erjon Alibej njëri nga bashkëpunëtorët e drejtësisë reagoi këtë të enjte në seancën gjyqsore të “Plumbit të Artë”, ku pretendoi se mediat kanë insinuuar duke e prekur atë dhe familjen e tij në moral.
Duke iu drejtuar gjykatës, Alibej u shpreh se në rast se do përsëritet e njëjta gjë atëherë ai do të duhet ti drejtohet me kërkesë trupës gjyqsore që në seancë të jetë i pranishëm ose ai, ose gazetarët e kronikës.
“I sugjeroj gazetarëve të kthejnë gishtin nga vetja përpara se të flasin për të tjerët. Jemi pak të shqetësuar për këtë situatë”, u shpreh bashkëpunëtori i drejtësisë përpara togave të zeza.
Seanca gjyqsore nuk u zhvillua këtë të enjte, duke u shtyrë për të martën në orën 10.00, për shkak të mungesës së dy mbrojtësve ligjorë.
Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit deri në seancën e ardhshme.