Aplikacion
A nuk ka ardhur koha të mendojmë se përse na kanë rrejtur, përse i hamë këto rrena?
A nuk është çasti i madh të mos besojmë?
Nuk ka ardhur momenti të kërkojmë të drejtën për të mos u besuar?! Nuk ka ardhur momenti, të kërkojmë jo ëndrra në diell, as t’i besojmë atyre që na serviren, por të kërkojmë të drejtën tonë për të ushtruar kompetencën e kritikës, të kërkojmë vetëm një gjë:
Na lini të drejtën e mosbesimit te ju! Të fitojmë të drejtën e të mos qenit të vetëmashtruar?
Kundër utopive të realizuara nga heronjtë apo nga turmat, aq e rrënjosur në atë që u quajt ADN e shqiptarit, dhe të kërkojmë të drejtën e dhënies me kontratë të anulueshme në çdo çast nga qytetari për pushtetarë të dobët, jo prijës, jo utopistë, por thjesht shërbëtorë që t’i heqim kur duam?