Aplikacion
Ndërsa bujqit dhe blegtorët e Shqipërisë përpëliten për të mbijetuar nga rritja e kostove të prodhimit, nga mungesa e fuqisë punëtore që po e braktisë perdite e me shume fshatin per te emigruar jashte vendit, nga ulja e kerkeses per prodhimet shqiptare per shkak te politikave diskriminuese fiskale, nga konkurenca e pandershme e produkteve te importit, si edhe veshtiresi te tjera te shumta, drejtuesit e qeverise shqiptare, vazhdojne te krenohen se ne buxhetin e shtetit per vitin 2025 kane planifikuar plote 4.4 miliard leke apo 45 milion euro per te ndihmuar fermeret!!
Kjo lloj politike qe propagandon se gjoja bujqesia, blektoria dhe fermeret shqiptare jane prioriteti i prioriteteve, kur ne te vertete po i diskriminon ata haptas, duke i lene pa mbeshtetje dhe ne meshire te fatit ne kushtet e mbijeteses, eshte jo vetem politike dashakeqe ndaj fermereve, por edhe ndaj te gjithe qytetareve konsumatore shqiptar qe po detyrohen te blejne ne nje mase te madhe me çmime shume te larta produktet e importuara nga vendet e tjera.
Per te kuptuar çfarë është mbështetja buxhetore prej 45 milion euro dhe sa e pergjegjshme eshte qeveria shqiptare ne politikat agrare qe po zbaton ne Shqiperi, po paraqes disa nga politikat buxhetore bujqësore qe jane duke zbatuar qeverite e disa prej vendeve te rajonit të Ballkanit te hapur dhe te BE-së nga ku importohen kryesisht produktet bujqesore dhe ushqimore qe vijne ne Shqiperi.
1. Qeveria e Kosoves me nje buxhet shteteror sa 40 % e buxhetit te qeverise Shqiptare, gjate vitit 2024 ka dhene rreth 80 milion euro subvencione direkte per fermeret kosovar, ndersa ne buxhetin e shtetit per vitin 2025 ka planifikuar qe te jape mbi 100 milion euro. Kontributi i bujqesise ne GDP e Kosoves eshte rreth 7.78 %.
2. Qeveria e Maqedonise se Veriut me nje buxhet me te vogel se ai i qeverise Shqiptare prej shume vitesh ka dhene mbi 120 milion euro ne vit subvencione direkte per fermeret, pa llogaritur ketu programet financiare te huaja si IPARD apo te tjere. Dhe kjo lloj politike ka bere qe eksportet e produkteve bujqesore dhe ushqimore nga Maqedonia te jene pothuajse dy here me te larta sesa ato te Shqiperise, nderkohe qe deficiti tregtar i tyre te jete dy here me i ulet sesa e ka Shqiperia. Kontributi i bujqesise ne GDP e Maqedonise se Veriut eshte vetem 7 %.
3. Qeveria e Serbisë po e mbyll vitin 2024 duke dhene rreth 105.7 miliard dinar ose 900 milion euro subvencione direkte per fermeret, ndersa per shkak te protestave dhe presionit shume te madh nga fermeret, planifikon qe ti rrise ato duke i çuar mbi 1 miliard euro ne vitin 2025, pa përfshirë këtu të ardhurat nga programet financiare të huaja si programi IPARD apo programe te tjera. Nderkohe qe kontributi i bujqesise ne GDP e Serbise eshte rreth 5.2 %, ndersa shpenzimet e buxhetit per vitin 2024 parashikohen rreth 18.5 miliard euro ose 2.4 here me te medha se shpenzimet e buxhetit te qeverise shqiptare.
4. Qeveria e Greqise ne kuadrin e Planit Strategjik 2023-2027 te Politikave Agrare te Perbashketa te Bashkimit Europian siç mund te shikohet edhe ne tabelen bashkengjitur, ka ne dispozicion nje buxhet 4 vjecar prej 17.28 miliard euro kryesisht per te mbuluar subvencionet direkte ndaj fermereve, si edhe per te mbeshtetur fermat e vogla dhe te mesme, per te stimuluar prodhimet organike, si edhe per te mbeshtetur fermeret e rinj me qellim qe te mos largohen nga fshati. Pra mesatarisht Greqia u jep fermereve rreth 4.5 miliard euro ne 1 vit, nderkohe qe bujqesia ze rreth 3.8 % te GDP totale te ekonomise greke.
5. Qeveria e Italise ne kuadrin e Planit Strategjik 4 vjecar te Politikave Agrare te Perbashketa te BE, u shperndan fermereve si pagesa direkte, por edhe per stimulimin e fermave organike dhe per mbeshtetjen e fermereve te rinj, rreth 36.6 miliard euro per 4 vjet ose mbi 9 miliard euro ne 1 vit. Bujqësia kontribuon vetëm me 2 % të prodhimit te brendeshem bruto te Italise.
Në total Bashkimi Evropian shperndan çdo vit rreth 55 miliard euro si subvencione te drejteperdrejta per fermeret e 27 vendeve anetare ne kuadrin e Politikave Agrare të Perbashketa per mbeshtetjen e fermereve, per zhvillimin rural dhe zbatimin e praktikave bujqesore miqesore ndaj mjedisit.
Shifrat e mesiperme flasin qarte sesa seriozisht i zbatojne politikat bujqesore qeverite e vendeve te tjera dhe me sa pergjegjshmeri e trajtojne mbeshtetjen e fermereve te vendeve te tyre, nga te cilet varet ne fakt ushqimi i perditshem i qytetareve.
Perballe kesaj panorame qe paraqitem me siper mund ta kuptojme me mire sesa pa mbeshtetje dhe te diskriminuar jane fermeret shqiptare dhe sesa qesharake eshte politika agrare e qeverise shqiptare, e cila duke mos mbeshtetur fermeret e vendit nuk po ben gje tjeter veçse po stimulon me te gjitha menyrat importin e produkteve te huaja dhe po shkaterron prodhimet shqiptare!
Pa u krahasuar me vende te tilla si Italia dhe Greqia ku megjithese bujqesia ze nje vend te vogel ne ekonomine e tyre duke u llogaritur ne 2 % dhe 3.8 % te prodhimit te brendeshem bruto, ato u japin fermereve si subvencione direkte miliarda euro ne vit, por te pakten Shqiperia duhet te krahasohej me vendet e tjera te rajonit te ballkanit duke dhene per fermeret shqiptare afersisht te njejten mbeshtetje financiare megjithese kontributi i ekonomise agrare ne Shqiperi eshte rreth 20 % e GDP, pra gati 3 – 4 here me i larte sesa ne vendet e rajonit.
Nderkohe qe qeveria e Shqiperise ne kuadër të procesit te anetaresimit ne Bashkimin Evropian e ka detyrim qe ti pershtase sa me pare politikat e saj bujqesore me politikat bujqedore te BE-se, ku ne thelb qendron mbeshtetja me subvencione te drejteperdrejta e fermereve, per te rritur sasine dhe cilesine e prodhimit bujqesor dhe blektoral dhe per te nxitur prodhimet organike.
Por keto politika mund te arrihen vetem duke rritur mbeshtetjen financiare per bujqit dhe blegtoret dhe jo duke shtuar vetem propaganden.