zoom

Kosova

Policia serbe arreston një kosovar, e akuzon për krime lufte

Policia serbe arreston një kosovar, e akuzon për krime lufte

Policia serbe njoftoi se ka arrestuar sot një kosovar me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe.

Lajmi u raportua nga “IndeksOnline”, sipas të cilës i arrestuari është nga rajoni i Dukagjinit dhe ka qenë duke udhëtuar tranzit në territorin e Serbisë, në momentin kur është arrestuar.

Rasti është denoncuar edhe nga familjarët tek institucionet e Kosovës ndërsa deri më tani nuk dihet asgjë më shumë për fatin e 54-vjeçarit.

Më parë u ndaluan dhe liruan zv/drejtori i policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq dhe nëntë zyrtarë tjerë të policisë së Kosovës, duke rikthyer tensionet mes dy vendeve. /ZOOM.AL.