Aplikacion
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka hapur një hetim penal mbi një skemë të dyshuar investimesh piramidale, që operon përmes platformave online.
Sipas autoriteteve, këto platforma shfrytëzojnë qytetarët duke u premtuar fitime të shpejta dhe të paverifikuara, duke synuar përfitime të paligjshme.
Policia apelon për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve dhe i nxit ata që të shmangin çdo përfshirje në këto skema, si dhe të raportojnë menjëherë rastet e dyshimta pranë strukturave përkatëse të Policisë së Shtetit.
Reagimi i plotë
Strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit po vijojnë intensivisht veprimet hetimore dhe operacionale, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që zhvillohen online, për të përfituar para nga qytetarët.
Në këtë kuadër, ju informojmë se Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, bazuar në informacionet e siguruara, ka nisur një hetim penal lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online, dhe po vijon punën intensive për dokumentimin ligjor.
Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin aplikimet ose përfshirjen në platforma të tilla, të cilat premtojnë fitime të menjëhershme dhe të paverifikuara.
Për çdo dyshim apo informacion që mund të ndihmojë hetimin, ju inkurajojmë të kontaktoni menjëherë strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, konkretisht ato të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DPPSh, si dhe të sektorëve përkatës në çdo DVP./ Zoom.al
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës