Aplikacion
Policia Rrugore ka njoftuar se së fundmi ka kryer një kontroll në akset kryesore të qytetit të Elbasanit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 174 km/h deri në 224 km/h në kulmin e trafikut.
Si rezultat janë tërhequr 10 leje drejtimi për shpejtësi tej normës së lejuar. Drejtuesi i mjetit tip Audi, shtetasi A.S., nga Tirana është konstatuar me shpejtësi 224 km/h, i cili u ndëshkua me masë administrative 15.000 lekë të rinj, 6 muaj pezullim të lejes së drejtimit dhe zbritje të pikëve nga leja e drejtimit.
Shtetasi E.H, rezident në Itali u konstatua me 174 km/h, i cili u ndëshkua me masë administrative 40.000 lekë të rinj.
Gjithashtu janë vendosur 29 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 3 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës