zoom

Sport

Polemika në intervistë, Muller: Se di çfarë ndeshje keni parë, nuk i lamë asgjë fatit

Thomas Muller e sheh ndryshe humbjen e Gjermanisë ndaj Japonisë, me shifrat 1-2.

Sulmuesi i Panzerave shprehet pas takimit të Botërorit se ekipi dominoi për një pjesë të mirë të ndeshjes dhe se skuadra nuk i la në dorë asgjë fatit.

“Nuk e di cilën ndeshje e keni parë por mendoj se ne dominuam për 75 minuta, pastaj ishte e qartë se nuk ishim në gjendje ta kontrollonim dhe pranuam dy gola, por bëmë një lojë të mirë, intensive dhe nuk i lamë asgjë fatit” – Tha Muller duke u zënë me gazetaren.