Aplikacion
Rrreth 100 kg drogë e papërpunuar e ndarë në pako u kap gjatë aksionit policor në orët e para të mëngjesit të sotëm (15 mars).
Oficeri i antidrogës Konstantinos Nakos ka qenë në detyrë patrullimi të planifikuar në oraret 22:00-06:00, së bashku me efektivin tjetër të anti-drogës, Dimitrio Oikonomou, 50 vjec, i cili gjatë operacionit rezultoi se ndodhej në një kafene pranë kufirit greko-shqiptar.
Efektivi grek Konstantinos Nakos është pikasur duke drejtuar mjetin e antidrogës me një pasagjer civil, shqiptarin Arben Murto (foto). dhe është sinjalizuar për të kryer kontroll. Por në atë moment, efektivi 41-vjeçar është larguar dhe policia iu është vendosur në ndjekje.
Gjatë tentativës së arratisjes është përplasur me 3 automjete të parkuara në qytetin e Igumenicës. Ndërkohë efektivi dhe 41-vjeçari shqiptar, nga fshati Shalës i Bashkisë Konispol, që ndodheshin në mjetin zytar janë arrestuar nga policia greke.
Gjithashtu është vendosur në pranga edhe një efektiv tjetër, i cili duhet të ishte në shërbim me policin që u kap duke transportuar drogë. Polici 50-vjeçar ndodhej në një vend tjetër në Thesproti, ndërdsa pistoletën e shërbimit e kishte lënë në automjetin e antidrogës. /ZOOM.AL/
Ministrja njofton divorcin nga bashkëshorti, shpërthejnë kritikat: Vure karrierën para fëmijëve