zoom

Aktualitet

Po punonte në bodrumin e një pallati nëTiranë, rrëzohet nga shkallët 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është rrëzuar nga shkallët, teksa ka qenë duke punuar në bodrumin e një pallati, në Tiranë.

Për pasojë, i riu ka marrë lëndime dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 12:50, në rrugën ‘Haxhi Hysen Dalliu’, duke punuar në bodrumin e një pallati, është rrëzuar nga shkallët, punëtori shtetasi K. A., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.