Aplikacion
Sot mbahet në GJKKO seanca për masat e sigurisë ndaj 8 mjekëve të Onkologjikut, që akuzohen për korrupsion e shpërdorim detyre, duke abuzuar me ilaçet e kancerit ndaj pacientëve terminalë, me qëllime përfitimi.
Ky në foto është edhe momenti kur kirurgu Edmond Gashi hyn në Gjykatë, teksa SPAK e akuzon si kreun e rrjetit. Ndaj tij dhe të tjerëve ka masa sigurie arresti shtëpiak dhe pezullim nga detyra. SPAK njofton se sot mbahet seanca e radhës.

Gashi ishte i shoqëruar nga një avokat, teksa hyri në Gjykatën e Posaçme, ndërsa do të shqyrtohet masa e sigurisë për 7 mjekët dhe infermierët e spitalit Onkologjik dhe një biznesmen. Kirurgu nuk ka dhënë asnjë koment para gazetarëve, por ka hyrë brenda. Ai u bë epiqendër e lajmeve edhe për arratisjen nga Gjykata e Apelit pas konfirmimit të masave ditë më parë, teksa Policia duhet ta kishte shoqëruar sepse ishte me arrest shtëpiak.