zoom

Aktualitet

Po ktheheshin nga Tirana në Devoll, detaje nga vdekja tragjike e çiftit në Librazhd (VIDEO)

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin kombëtar “Librazhd-Prrenjas”.

Arjan Tze dhe Majlinda Yze janë çifti i bashkëshortëve banues në Devoll që humbën jetën si pasojë e përplasjes fatale me makinë e cila përfundoi në përruan Lengajcës.

Makina ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Qershitë” dhe ka rënë përroin e “Lingajcës”. Sipas familjarëve dhe burimeve të policisë, çifti ka qenë duke folur në telefon me familjarët deri në orën 20:00,më pas është shkëputur telefonata.

Kanë qenë familjarët që kanë lajmëruar policinë dhe kanë kërkuar gjatë gjithë aksit Pishkash-Përrenjas. Nuk dihen shkaqet e daljes nga rruga. Do të jenë hetimet që do të zbardhin shkaqet e aksidentit ku humbën jetën Arjan Yze dhe Majlinda Yze.

Mësohet se çifti ishin prindër të dy fëmijëve, të një vajze dhe të një djali. Para disa muajsh ata ishin bërë gjyshër nga vajza.

http://