zoom

Aktualitet

Po ktheheshin nga një ceremoni mortore, aksidentohen dy mjete në aksin Bulqizë-Klos! Një viktimë dhe 7 të plagosur

Po ktheheshin nga një ceremoni mortore, aksidentohen dy mjete në aksin Bulqizë-Klos! Një viktimë dhe 7 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka shkaktuar një viktimë dhe shtatë të plagosur në aksin Bulqizë-Klos, në zonën e njohur si “Plani i Bardhë”.

Sipas informacioneve paraprake, personat e përfshirë në aksident po ktheheshin nga një ceremoni mortore kur ndodhi përplasja mes automjeteve.

Viktima është identifikuar si Hali Gjashi, rreth 50 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer në një automjet tip “Hyundai” me ngjyrë të bardhë. Për pasojë, ai humbi jetën në vendngjarje.

Nga aksidenti mbetën të plagosur shtatë persona, mes tyre dy drejtuesit e mjeteve dhe pesë pasagjerë. Fatmirësisht, të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Tre prej të lënduarve janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa katër të tjerë po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se të plagosurit kanë pësuar dëmtime të lehta dhe jo kërcënuese për jetën.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Postime të lidhura