Aplikacion
Anuela Ristani, kryetare e komanduar e Bashkisë së Tiranës, ka postuar në Instagram një foto që tregon lumin e qelbur të Lanës para dhe pas pastrimit të pak ditëve më parë. Kjo është përpjekje e zakonshme për të dhënë idenë e ndryshimit dhe punës që bën bashkia, sipas modelit “Si ishte, si është”.
Por ky është një autogol i Ristanit. Këtë e bënte Rama kur donte të tregonte si i kishte lënë gjërat pushteti i Sali Berishës. Po Ristanit kush ia bëri Lanën në atë gjendje që e tregon ajo vetë në foton “si ishte”? Apo edhe asaj Saliu, që në bashkinë e Tiranës s’ka pasur pushtet prej 2015-ës.

Vetë Anuela Ristani nuk ka mbërritur dje në Bashkinë e Tiranës. Ajo ka qenë pjesë e drejtpërdrejtë e administratës Veliaj, zv.kryetare për vite me radhë. Dhe gjatë kësaj kohe, Lana është lënë në gjendjen që vetë ajo sot na e tregon si “para pastrimit”.
Ky është një fenomen i përhershëm i propagandës rilindas, por politikane pa eksperiencë si Ristani edhe kur e bëjnë e gatuajnë aq keq sa s’e hanë as qentë.
Lana nuk u bë kështu brenda një nate nga ndonjë fatkeqësi natyrore. Ajo u la pas dore, u ndot, u mbulua nga mbeturinat, për shkak të mosfunksionimit të strukturave që Ristani dhe Veliaj kanë drejtuar vetë për 10 vjet.
Për më tepër, pastrimi i qytetit apo i Lanës është një detyrim, jo një arritje. Dhe nëse Lana sot është më e pastër, kjo nuk e shfajëson Ristanin nga përgjegjësia pse ajo mbetet e ndotur gjatë gjithë vitit.
Lana nuk është vetëm një lumë i qelbur ku derdhen ujërat e zeza të Tiranës, por edhe një metaforë për mënyrën si qeveriset kryeqyteti. /Zoom.al
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës