Aplikacion
Policia e Burgut të Durrësit goditi sot një tentativë për futjen e drogës në IEVP Durrës.
Sipas njoftimit zyrtar, sot, më datë 27.04.2026, rreth orës 12:50, në ambientet e IEVP Durrës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj familjarëve, u evidentua një rast i tentativës për futjen e sendeve të ndaluara në institucion.
Nga kontrolli fizik i shtetasit me iniciale E.V., i cili kishte ardhur për takim me familjarin e tij, te paraburgosurin me iniciale E.V , u konstatuan dhe u sekuestruan 2 (dy) qese të vogla, të mbështjella me natriban, që dyshohet se përmbajnë lëndë narkotike, të fshehura në trup.
Menjëherë pas konstatimit është bërë bllokimi i i sendeve të ndaluara dhe është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, për vijimin e veprimeve procedurale.
Drejtoria e Burgjeve nuk ka bërë ende të ditur emrin e të dënuarit dhe familjarit të tij, por i ka raportuar ato vetëm me iniciale. /Zoom.al