zoom

Lajme

Plas sherri/ Petrit Malaj tenton të godasë Igli Hasanin në mes të Kryeministrisë. I ndan Ulsi Manja

Plas sherri/ Petrit Malaj tenton të godasë Igli Hasanin në mes të Kryeministrisë. I ndan Ulsi Manja

Një përplasje e paprecedentë ka ndodhur në ambientet e Kryeministrisë, ku dy ministra të kabinetit qeveritar janë përfshirë në një konflikt të ashpër verbal dhe fizik.

Ngjarja ka ndodhur në hollin që të çon drejt zyrës së Kryeministrit Edi Rama, ku ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, kanë debatuar me tone të larta dhe kanë shkëmbyer fyerje e kërcënime.

Sipas burimeve të sigurta nga Ministria e Drejtësisë, përplasja ka degjeneruar deri në një tentativë për goditje me grusht nga Malaj ndaj Hasanit, duke tronditur ata që ishin të pranishëm në atë moment.

“Fjalët që u dëgjuan nuk i shkojnë një ministri të Republikës. Ishte si skenë rruge”, ka pohuar një prej të pranishmëve.

Në këtë moment ka ndërhyrë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili u fut fizikisht mes dy kolegëve për të shmangur përplasjen.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila ndodhej në katin tjetër të godinës, është paraqitur menjëherë e alarmuar nga zhurmat dhe ka kërkuar sqarime. Pas një përshkrimi të ngjarjes nga Manja, ajo e ka konsideruar Petrit Malajn si përgjegjësin kryesor të incidentit, duke e detyruar të kërkojë ndjesë publike ndaj kolegut Hasani.

“Kjo nuk është kafene e lagjes! Kjo është qeveria e një shteti!”, mësohet të ketë thënë ajo me tone të ashpra./ Zoom.al

Postime të lidhura