zoom

Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Golem, qëllohet 21-vjeçari! Shpallet në kërkim autori (EMRAT)

Plagosje me armë zjarri në Golem, qëllohet 21-vjeçari! Shpallet në kërkim autori (EMRAT)

Njoftimi i policisë:

Dyshohet se plagosi me armë zjarri 21-vjeçarin, Policia identifikon 36-vjeçarin dhe po punon për kapjen e tij.

Në orët e para të mëngjesit, në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim, shtetasi L. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës, me dëmtime në këmbë, të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri. Ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet dyshohet se autori i plagosjes është shtetasi Sh. D., 36 vjeç, banues në Golem. Po punohet për kapjen e tij dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Postime të lidhura