Aplikacion
Policia ka zbardhur detaje të reja lidhur me plagosjen me armë zjarri të një 35-vjeçari, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në fshatin Gurëz, në Kurbin.
Sipas informacioneve zyrtare, autoritetet kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar të përfshirë në incident, duke shpallur në kërkim dy shtetas: Fation Cobelita (i njohur edhe me emrin Fation Staka) dhe Renato Marku.
Nga hetimet paraprake rezulton se konflikti mes palëve ka nisur për motive të dobëta dhe më pas ka përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit, duke lënë të plagosur 35-vjeçarin.
I dëmtuari u dërgua fillimisht në spitalin e Laçit për ndihmë mjekësore dhe më pas u transferua drejt Spitali i Traumës për trajtim më të specializuar.
Policia ka nisur procedim penal edhe ndaj një personi tjetër për moskallëzim krimi. Po ashtu, është vënë nën hetim një mjek roje, i dyshuar për shpërdorim detyre dhe për mosnjoftim të autoriteteve lidhur me ngjarjen./ Zoom.al