Aplikacion
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në fshatin Vajkal të Bulqizës, në një ngjarje që paraprakisht dyshohet të ketë qenë aksidentale.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në një zonë bujqësore të fshatit. Autori i dyshuar ka qëlluar me armë gjahu tip “çifte”, pasi ka menduar se në tokën e mbjellë ndodheshin kafshë të egra që po dëmtonin të mbjellat.
Vetëm pas të shtënave ai ka konstatuar se kishte plagosur një person. I lënduari u transportua me urgjencë në Spitalin e Bulqizës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.
Sa miliona dollarë fitoi Spanja pasi u shpall kampione e botës