zoom

Lajme

PL protestë para SPAK. PD-ja dhe Monika e braktisin!

PL protestë para SPAK. PD-ja dhe Monika e braktisin!

Partia e Lirisë po zhvillon një tubim para Prokurorisë së Posaçme si shenjë proteste për burgosjen e ish-Presidentit, Ilir Meta.
Qytetarë janë mbledhur para godinës, ku mbajnë në duar disa pankarta ku shkruhet “ndal burgimeve politike”.

Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm sulmoi SPAK-un dhe kreun e saj Altin dumani, duke e quajtur një shërbëtor të Ramës apo mercenar. Ai e quajti SPAK-un një organizatë kriminale.

“Ky institucion me veprimtarinë e tij i ka shërbyer verbërisht këtij narkoregjimi, jemi sot këtu sepse Spak është shkatërruesi përfundimtar i reformës në drejtësi dhe i çdo shpresë të shqiptarëve të lirë dhe të ndershëm për barazi para ligjit, para instiucionit që sot prodhon vetëm padrejtësi dhe përndjekje politike dhe policeske para opozitës, sot është bunkeri i fundit i narkoqeverisë që po mbron dhe jep imunitet korrupsionit skizofrenik.

SPAK është i provuar se është institucion mashtrues, montues procese të rreme, me zero fakte penale, dokumente dhe zero prova ndaj liderëve kryesorë të opozitës vetëm për llogari të narkomafies kombëtare. Dumani është armiku i shtetit të së drejtës, i lirive dhe dinjitetit njerëzor. Është mercenari më i verbër i rilindjes, misioni i të cilit është persekutimi politik i opozitës përmes proceseve hetimore të montuara,. Rrëmbimi i paligjshëm dhe kriminal i bërë nga SPAK dhe narkopolicia i Metës, provoi se vetëm dhuna, arbitrariteti dhe antiligji, shkelja e kushtetutës, janë shtyllat ku mbështetet sot aktiviteti i kësaj organizate kriminale që quhet SPAK”, tha Blushi.

Kësaj proteste nuk i është bashkuar aleati Sali Berisha e zyrtarë të lartë të PD por gjithashtu mungojnë edhe disa eksponentë të vetë PL-së.

Në protestë janë Erisa Xhixho, Tedi Blushi, Petrit Vasili, Lefter Maliqi, Genc Gjokutaj dhe Petraq Milo.

Por mungojnë Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti dhe Agim Nesho. Po ashtu as Monika Kryemadhi nuk i është bashkuar protestës ndaj ish bashkëshortit të saj.

Ajo është Deputete e Partisë së Lirisë, por jo pjesë e strukturave të saj.

Postime të lidhura