zoom

Aktualitet

Pjesë e Forcave të Armatosura, kush është poseduesi i bazës së armatimit, ua shiste grupeve kriminale (EMRI)

Pjesë e Forcave të Armatosura, kush është poseduesi i bazës së armatimit, ua shiste grupeve kriminale (EMRI)

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni policor ku u godit një bazë e dyshuar armatimi në fshatin Picallë, në periferi të Tiranës.

Sipas informacioneve, ndërhyrja e policisë erdhi pas të dhënave operative se shtetasi Oltjan Qershori mbante armë zjarri pa leje në banesën e tij. Mbi këtë bazë, shërbimet e Komisariatit Nr. 1 organizuan aksionin për kontrollin e banesës.

Burime bëjnë me dije se, në momentin e mbërritjes së forcave të policisë, i dyshuari ka konstatuar praninë e tyre dhe është larguar me vrap, duke i shpëtuar arrestimit. Në banesë ndodhej vetëm nëna e tij, 66 vjeçe, e cila fillimisht ka mohuar që armët t’i përkisnin familjes, por më pas është vënë në pranga në flagrancë.

Gjatë kontrollit, policia zbuloi një arsenal të konsiderueshëm armësh dhe municionesh, që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale. Konkretisht u sekuestruan:

  • 5 armë zjarri automatike
  • 1 pushkë
  • 3 pistoleta
  • 1 armë gjahu
  • silenciator dhe bajonetë
  • uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë
  • rreth 900 fishekë luftarakë
  • fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore

Nga të dhënat paraprake, rezulton se Oltjan Qershori ka qenë më herët pjesë e Forcave të Armatosura, por është përjashtuar disa vite më parë për shkelje disiplinore. Edhe pse nuk figuron me precedent penal, hetuesit dyshojnë se ai mund të ketë bashkëpunuar me grupe kriminale për shpërndarjen dhe shitjen e armëve.

Postime të lidhura