zoom

Aktualitet

Furnizonin grupet kriminale, zbulohet baza e armatimit në Tiranë! Arrestohet një 66-vjeçare, poseduesi i armëve në kërkim

Furnizonin grupet kriminale, zbulohet baza e armatimit në Tiranë! Arrestohet një 66-vjeçare, poseduesi i armëve në kërkim

Një bazë armatimi që dyshohet se furnizonte grupe kriminale është zbuluar nga policia në fshatin Picallë të Tiranës.

Operacioni u zhvillua pas sigurimit të informacioneve se në fshatin Picallë mbahej një arsenal armësh me qëllim shitjen tek grupe kriminale.

Gjatë kontrollit në banesën e 41 vjeçarit me iniciale O. Q., shërbimet e Policisë zbuluan dhe sekuestruan një sasi të konsiderueshme armatimi dhe municionesh, përfshirë:

  • 5 armë zjarri automatike
  • 1 pushkë
  • 3 pistoleta
  • 1 armë gjahu
  • 1 silenciator dhe 1 bajonetë
  • uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë
  • rreth 900 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm
  • fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore

Në përfundim të operacionit, u arrestua në flagrancë një 66-vjeçare, ndërsa poseduesi i dyshuar i bazës së armatimit u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Policia bën me dije se armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.