Aplikacion
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu u thirr në SPAK ku u mor në pyetje në cilësinë e personit nën hetim për shpërdorim detyre në lidhje me një akuzë të bërë nga Partia Demokratike.
Por a u mor në pyetje kryebashkiaku socialist për denoncimin e një qytetari i cili e akuzoi Pjerin Ndreun se e ka kërcënuar me jetë?!
Biznesmeni Gëzim Bushati në një intervistë për Syri Televizion, tregoi mesazhet që ka shkëmbyer me kryebashkiakun e PS-së, ku ky i fundit e ka kërcënuar.
Ai iu është drejtuar komisariatit numër 3 për të bërë denoncim, por sipas biznesmenit, kallëzimi nuk i është marrë pasi sipas tyre për të zgjedhurit denoncimi duhet bërë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ose në SPAK.
Gëzim Bushati tha se nuk kishte frikë për jetën por se ka ardhur për të vënë në provë organet e shtetit nëse funksionojnë apo jo.
