zoom

Bota

Persona të maskuar hapin zjarr në dasmë, qëllohet nusja për vdekje!

Persona të maskuar hapin zjarr në dasmë, qëllohet nusja për vdekje!

Një nuse u qëllua për vdekje natën e saj të dasmës në një fshat pranë qytetit juglindor francez të Avignonit, pasi persona të maskuar hapën zjarr, thonë zyrtarët lokalë.

Një nga autorët e dyshuar u vra gjithashtu në një shkëmbim zjarri, ndërsa dhëndri dhe një fëmijë 13 vjeç u plagosën rëndë gjatë incidentit në fshatin Goult. Një kërkim që përfshin dhjetëra oficerë policie dhe një helikopter është duke u zhvilluar për një numër të panjohur të dyshuarish që arritën të largoheshin.

Mediat franceze raportojnë se dhuna mund të lidhet me larje hesapesh të lidhura me drogën. Autoritetet kanë hapur një hetim për vrasje dhe tentativë vrasjeje.