zoom

Ide & Blog

Përse Zoom.al?

Zoom.al është një media online që synon të kontribuojë me profesionalizëm në garantimin e lirisë së shprehjes.
Ne besojmë se liria e të shprehurit është gurthemel i mendimit të lirë dhe i lirisë e të drejtave të vetë individit, pa të cilat nuk do të kishte shoqëri të lirë e as demokraci.

Jo në pak media, të gjeneratës së re e tradicionale, gazetarët nuk mund të flasin për çështje të caktuara apo të kritikojnë pushtetin e të thonë hapur një opinion krejtësisht të lirë.

Misioni i medias është publik dhe në shërbim të shoqërisë. Çdo media e vjetër apo e re është një licence e marrë nga publiku për ta informuar mbi atë që ndodh pak më larg shqisave individuale.

Duke pasur si mision interesin e publikut dhe si parim kryesor lirinë e shprehjes, si e drejta për të thënë lirisht atë që mendojmë, Zoom.al është i hapur për të gjithë gazetarët që të shkruajnë për çdo cështje, duke u kujdesur që ta verifikojnë informacionin dhe të ruajnë parimin e objektivitetit, për të sjellë pranë lexuesit informacione me cilësi, për të përmbushur rolin e tyre në dobi të qartësimit të publikut dhe për të nxitur debate idesh mes qytetarëve.

Zoom.al do të punojë për të sjellë sa më afër dhe sa më qartë te lexuesit gjithçka është në interes të lirisë, pa të cilën nuk ka as të shkuar, as të tashme e as të ardhme. ©Zoom.al