Aplikacion
Përballja e tij e parë dhe e fundit televizive me një rival daton në shtatorin e vitin 2000. Atëherë Ministër i Kulturës, kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama e pranoi sfidën për t’u ballafaqur në publik me rivalin demokrat Besnik Mustafaj, si pjesë e një projekti të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe Tv Klan.
23 vjet të tjera në politikë si kryetar i Bashkisë së Tiranës, si kryetar i PS apo si Kryeministër, Edi Rama ka refuzuar vazhdimisht ftesat nga mediat apo sfidat nga rivalët.
Ballafaqimet nuk janë të favorshme kur je në pushtet, ku më shumë se të bësh premtime do të duhet të japësh llogari.
Me Besnik Mustafajn ai do ta humbte qetësinë kur rivali i kërkoi të shpjegonte se si kishte shpenzuar 300 milionë lekë për një ëeek-end në fshatin Pezë.
Këto 23 vite ai ka qenë plot 21 vjet ulur në karrigen e pushtetit dhe lista e llogaridhënies është shumë e gjatë.
Vështirësitë për t’u përballur me veprimet dhe vendimet e veta në këto dy dekada e gjysmë Edi Rama nuk i ka pasur vetëm me kundështarët, por edhe me të tijët. Ai zhduku mendimin ndryshe në Partinë Socialiste vetëm pse një grup me figurat më të spiktura të saj i kërkonte shpjegime për humbjen e zgjedhjeve, për mënyrën autokrate të drejtimit të partisë, për zhdukjen e meritës në garat e brendshme etj.
Ai eleminoi 4 ish -ministra socialistë se kritikat e tyre ishin si kamzhik në trup të zhveshur; Ben Blushin, Arben Malajn, Kastriot Islamin e Arta Daden dhe u bëri vend të bindurve, që parimin kryesor patën t’i pëlqenin “KM-së” dhe kurrë të mos e kundështonin atë.
Në media shihet vazhdimisht që vetëm një pjesë e vogël e socialistëve pranojnë të marrin pjesë në debate politike dhe ata janë fanatikët më radikalë të Edi Ramës. Mund t’i kritikosh ata vetë, por nëse përmend Edi Ramën, vërsulen për t’i treguar “KM-së” besnikëri.
Kjo aradhë është në media edhe kur ka zgjedhje të përgjithshme, edhe lokale, edhe kur plas ndonjë skandal, edhe kur duhet të sulmohen kundështarët, edhe kur duhet të mbrohen zullumet apo miqtë problematikë të “KM-së”, brenda e jashtë vendit.
Duke zëvendësuar ballafaqimin me këtë repart fanatikësh, ai ka zhdukur në këto zgjedhje debatet mediatike edhe mes kandidatëve për kryetarë të bashkive, sepse është largmendsh që ai t’i besojë makiazhin mediatik të partisë një kandidati të panjohur për kryetar bashkie.
Eliminimi i kritikëve ka depërtuar edhe më thellë. Mjafton ta shohësh sot Edi Ramën se me cilët gazetarë përballet në studiot televizive. Kur ndonjëri prej tyre e ka vënë në vështirësi, e kemi parë të inskenojë sjellje të çuditshme, vetëm e vetëm për të mos dhënë llogari, duke i shndërruar emisione në një talk-tallava. Kështu ka shndërruar fushatën aktuale, në një tallava të zhurshme për të mbytur çdo kritikë. / Zoom.al
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës