zoom

Aktualitet

Përplasje te Komisioni Hetimor, Tabaku: Urdhër nga partia “shit Kokën, mbro të tjerët”

Skenë krimi e ka quajtur kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, inceneratorin e Elbasanit, ndonëse kjo frazë ndezi debate, pasi për mazhorancën nuk qëndron. Ndonëse Tabaku tha se mund të quhet e tillë për aq kohë sa ka një ministër të arrestuar dhe 3 të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, por për Arben Pëllumbi tha se s’mund të quhet “skenë krimi” sepse nuk është i rrethuar nga shiriti i policisë.

Jorida Tabaku dhe Ermonela Felaj janë përplasur në Komisionin Ketimor për Inceneratorin e Elbasanit.

Jorida Tabaku: Shembull se si mund të mbrosh kriminelët

Ermonela Felaj: Mos shtrembëro mua, se mund të të përziej dhe ty në aferë dhe s’do dish të mbrosh veten tënde

Jorida Tabaku: Nuk ta kam përmendur, se ti ke hedhur firmën tënde në Fier, këto deklarata mua s’më pëlqejnë, por e kuptoj shumë mirë që i ka dhënë partia detyrë shit Lefter Kokën, mbro të tjetër

Ermonela Felaj: Me ke akuzuar që gënjej, kur lexoj një shkresë që kërkon Komisioni