zoom

Aktualitet

Përplasen dy makina në Itali/ Shqiptarja në gjendje të rëndë

Dy makina u përfshinë në një aksident paraditen e kësaj të diele në Atessa të Italisë. Për pasojë, pesë persona mbetën të plagosur, mes të cilëve edhe një 37-vjeçare shqiptare, gjendja shëndetësore e të cilës është e rëndë.

Shqiptarja po udhëtonte me një makinë “Chevrolet” të kuqe, kur u përplas me një “Benz”.

Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin e Pescaras, ndërkohë që grupi hetimor po punon për të përcaktuar pse ndodhi aksidenti.