zoom

Aktualitet

Përmet, 2 të plagosur me lëndë plasëse. Njëri në gjendje të rëndë, niset drejt Traumës

Përmet, 2 të plagosur me lëndë plasëse. Njëri në gjendje të rëndë, niset drejt Traumës

Dy persona mbetën të plagosur nga shpërthimi i një bombe në Përmet ditën e sotme (3 qershor).

Personat ishin duke bërë riparime në një shtëpi të vjetër në fshatin Grabovë kur ka ndodhur eksplodimi me pasoja dramatike.

Të dëmtuar nga ky shpërthim sipas të dhënave të para policore kanë mbetur dy punëtorët, që janë dërguar me urgjencë në spital.

Bomba dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore. Koço Zyba është pronari i shtëpisë, 68 vjeç.

Të plagosurit janë Mustafa Koçi, 43 vjeç. Sipas raportimeve të spitalit ai ka dëmtim të lehtë në dorë (djegie). Dhe Ervis Bregu, rreth 38 vjeç.

Policia vendore njoftoi se ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet.