zoom

Rajoni

Përleshje me mjete të mprehta mes të burgosurve në Idrizovë të Shkupit

Përleshje me mjete të mprehta mes të burgosurve në Idrizovë të Shkupit

Një incident ka ndodhur së fundmi në një nga burgjet e Maqedonisë së Veriut. Ministria e Brendshme ka njoftuar për një rrahje në burgun e Idrizovës në Shkup, ku janë përdorur edhe mjete të mprehta.

“Në ora 21:00 të mbrëmjes së djeshme në SPB Shkup, nga Burgu i Idrizovës është raportuar se 23-vjeçari A.Gj., është sulmuar me një mjet të mprehtë nga 35-vjeçari R.R., dy të dënuarit e institucionit”, njofton MPB, duke shtuar janë marrë masa për zbardhjen e rastit.

I dëmtuari po merr trajtim, kurse autori ndodhet në izolim. Teksa vijojnë hetimet për rastin dhe zbardhjen e shkaqeve. ka raportime për përfshirjen e më shumë se dy të burgosurve në përleshje. /ZOOM.AL/