zoom

Aktualitet

Përleshja në oborrin mbretëror, sot gjyqi për divorcin mes Lekës dhe Elias

Përleshja në oborrin mbretëror, sot gjyqi për divorcin mes Lekës dhe Elias

Përleshja në Oborrin Mbretëror mes princit dhe gruas së tij, zhvendoset në dyertë e Gjykatës për proces ndarjeje.

Teksa të dy janë pajisur me urdhra mbrojtjeje, pas një sherri të dhunshëm që agravoi dhe në përplasje fizike, sot do të mbahet seanca për zgjidhjen e martesës mes Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia.

Pak ditë më parë, ish-çifti u përplasen fizikisht, pas pretendimeve se Leka i kishte dhunuar babain aktores së njohur. Video e sherrit të tyre bëri xhiron e rrjetit.

Kujtojmë se Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë një vajza nga martesa e tyre, ndërsa prej disa kohësh jetojnë të ndarë dhe kanë nisur procesin e divorcit. Elia jeton me vajzën ende në pallatin mbretëror, kurse princi me të dashurën e tij të re, fotografe.

Njëkohësisht Prokuroria po heton edhe penalisht incidentin për dhunë në familje dhe kanosje. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura