zoom

Aktualitet

Përleshen turistet në Himarë, gjermania hedh nga shkallët amerikanen! Njëra në spital, tjetra në…

Policia e Himarës njoftoi sot se një sherr banal mes turistësh të huaj, ka përfunduar me dy prej tyre në spitalin e qytetit.

Bëhet fjalë për një konflikt mes një shtetaseje gjermane, e cila dyshohet se vuan nga shëndeti mendor dhe një amerikane, me këtë të dytën që u hdh nga shkallët.

Për pasojë ka përfunduar në spitalin e Vlorës 54-vjeçarja amerikane për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetaseja gjermane ka përfunduar në Spitalin Psikiatrik për trajtim mjekësor.

“Mëngjesin e sotëm, në Lukovë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasja gjermane E. H., 60 vjeçe (dyshohet se vuan nga shëndeti mendor) ka shtyrë nga shkallët, shtetasen amerikane T. P., 54 vjeçe. Këto dy shtetase banonin në dy apartamente pushimi, me qira, në objektin ku ka ndodhur konflikti.

Shtetasja T. P. është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasja E. H., është shoqëruar për trajtim mjekësor, në spitalin psikatrik të Vlorës”, tha policia zyrtarisht.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Për këtë rast janë njoftuar edhe ambasadat përkatëse. /ZOOM.AL/