zoom

Aktualitet

Përfshihet nga flakët një bujtinë në Theth

Një bujtinë në Theth është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes. Në pamje duket se vatra është aktive në katin e fundit, kryesisht në çati.

Në katin e parë të bujtinës shihen njerëz, ndërsa nga çatia bien pjesë të dëmtuara të godinës.

Nuk dihet ende si ka nisur zjarri dhe nëse ka të lënduar.