zoom

Politikë

“Performancë e dobët”/ Taulant Balla shkarkon kreun e IKMT-së me 8 muaj në detyrë

Drejtori i IKMT-së, Agim Ismailaj, është shkarkuar nga posti vetëm pas 8 muajsh në detyrë.

Vendimi i ministrit të Brendshëm ka motivacion zyrtar, që lidhet me performancë të ulët dhe pas ankesave të shumta që qytetarët dhe bizneset kanë pasur në adresë të tij për vendime arbitrare.

Agim Ismailaj është drejtori më jetëshkurtër i  Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit gjatë qeverisjes Rama. Ai erdhi në këtë post në mars të këtij viti, si pasuesi i Dallëndyshe Bicit.