zoom

Lajme

Tabaku reagon pas daljes së Veliajt në SPAK: Shpresoj të mos ketë gënjyer…vështirë për të!

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, që ka denoncuar e para dhe ka drejtuar komisionin hetimor të inceneratorëve ka reaguar në rrjetet sociale pas 8 orëve të Veliaj në SPAK.

Ajo ka postuar një foto të sajën nga koha kur u thërrit si person në dijeni për çështjen e inceneratorëve në SPAK. Në shprehjen e saj i uron Veliaj që të ketë dëgjuarkëshillën e saj dhe të ketë thënë të vërtetën gjatë 8 orëve në SPAK.

“Shpresoj që sot, Erion Veliaj, mos të gënjejë përpara SPAK ashtu siç bëri në Komisionin Hetimor dhe përpara qytetarëve. E di që kjo është pjesa më e vështirë e kësaj dite për të, por mbetet këshilla më e mirë drejtuar një njeriu që e ka më të lehtë të jetojë pa u ushqyer por jo pa gënjyer.”