zoom

Aktualitet

Përçarje në PD/ Andia Ulliri kërkon mandatin e Arjan Ndojës në Durrës

Përçarje në PD/ Andia Ulliri kërkon mandatin e Arjan Ndojës në Durrës

Deputetja Andia Ulliri, që kandidoi në listat e Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Durrësit pretendon se mandate që mori Arjan Nodja i takon asaj, për shkak të kuotës gjinore.

Nga kqyrja që i kam bërë faqes zyrtare të KQZ-së, rezulton se nga ana juaj është shpallur si i zgjedhur (mandatuar) kandidati Arian Ndoja, i cili ishte i renditur i pari për nga votat parapëlqyese.
Unë besoj se ky veprim nga ana juaj nuk përbën një vendim të ligjshëm, por vetëm një projeksion, i cili bie ndesh me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me Kodin Zgjedhor, si dhe me qëndrimin e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, i cili është paraqitur edhe në Gjykatën Kushtetuese.
Në mënyrë të pashpjegueshme nga ana juaj është anashkaluar hapur përcaktimi ligjor i referuar në Kushtetutë dhe i sanksionuar në Kodin Zgjedhor, ku përcaktohet qartë që 1 në çdo 3 deputetë duhet të jetë i gjinisë më pak të përfaqësuar”, shkruan Ulliri në kërkesën dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë, po sot, Aulon Kalaja kandidati demokrat i listave të hapura në zgjedhjet e 11 majit në Durrës kërkoi që SPAK të hetojë Këshillin e Ministrave. Dyshimet e tij lidhen me vendimin e këshillit të ministrave mbi faljen e gjobave te papaguara e të pa ekzekutuara nga 2015 e në vijim.

Postime të lidhura