zoom

Blog

Për vajzën që tregonte Mercedesin pasi kishte dalë nga komisariati

Nga IRena Beqiraj:

Vajza që tregonte Mercedesin pasi kishte dalë nga komisariati, edhe eksperimenti i Dacher Keltner .

Duke lexuar lajmet, në një nga portalet me del përpara, videoja e një vajze 27 vjece e cila pyeste publikun nga Mercedesi- “Mja u morrët me llafe, unë jam mirë por ju cfarë do të bëni ?!”

Teksa dëgjoja atë ligjeratë , të cilës nuk I gjej dot një epitet pa prishur gojën , mu kujtua eksperimenti i kryer nga Dacher Keltner dhe ekipi i tij, në vitin 1998, të cilët krijuan disa grupe të vogla dhe studiuan efektin psikologjik të një makine të shtrenjtë.

Si fillim antarëve të grupit ju dha të ngasin një Mitsubishi ose Ford Pinto. Të gjithë shoferët u ndalën në pikat e caktuara siç kërkonte ligji.
Më pas grupeve ju dha të drejtonin makina Benz Mercedes të reja dhe elegante ose BMW. Këtë herë, 45 përqind nuk arritën të ndalen për këmbësorët.
Sa më e shtrenjtë makina aq më e keqe sjellja. 7 drejtuesit e BMW-ve ishin më të këqijtë, ‘konfirmuan studiuesit për New York Times. (Ky studim është përsëritur dy herë me rezultate të ngjashme.)
Termi shkencor për këtë sjellje ii cili u risoll nga Kelnter është “sociopati e fituar”: një çrregullim anti- social i personalitetit, jo i trashëguar, i diagnostikuar për herë të parë nga psikologët në shekullin XIX.

“Pra makinat e shtrenjta në rrugë, jo domosdoshmërisht tregojnë për mirëqenie ekonomike, shpesh janë tregues I një sjellje sociopatike të fituar” – thotë Kelnter.
Në vendet ku ka më shumë makina të shtrenjta përgatituni se mund të gjeni qytetarë që janë jo vetëm më impulsivë, të përqendruar vetëm tek vetja, të pamatur, arrogantë por dhe më të pasjellshëm se mesatarja. Ata janë gjithashtu më të paturpshëm, shpesh duke mos manifestuar “ skuqjen në fytyrë “ një fenomen që i bën qëniet njerëzore unike në mesin e primatëve.

“Skuqja në fytyrë “ është fenomeni që i bën qëniet njerëzore unike në mesin e primatëve” na meson Kelnter .

Primatja që pash në video , edhe pse ishte përpjekur të ujdisej për tu dukur e bukur , edhe pse po përpiqej të tregonte makinën Mercedes-Benz, sociopatia e saj e fituar edhe e manifestuar e mundi . Ajo e afronte atë me cdo primat tjetër ( po ua le juve ta zgjidhni ) , por kurrësesi me një qenie njerëzore që skuqet.

Ps . Toka ku lulezojnë sjellje të tilla është pabarazia , uji që I ushqen është padituria , edhe dielli që i rrit jane emisionet televizive !