Aplikacion
“Ju kom tregu me kohë që jam Nana. Tjera herë më easy mos e merrni malin se per 3 minuta jau djegim komplet verën, duhet edhe guximi nganjëherë me bërë hite jo veç paret e për dallim prej juve neve na kanë ra hise krejtë e jona është vera,”-ka shkruar Fjolla.
Ju kujtojmë që disa kohë më parë, Fjolla Morina i dha fund martesës së saj me biznesmenin Fisnik Syla. Ishte ky i fundit ai që konfirmoi ndarjen e tyre përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ duke e cilësuar veten si një ‘zog i lirë’. Syla ka zbuluar gjithçka në lidhje me ndarjen nga Fjolla, duke i dhënë fund njëherë e mirë kësaj historie.
“Nuk kam koment. As i kam dëgjuar këto gjëra deklaratat e Fjollës dhe as nuk merrem fare me këto gjëra. Kur je në lidhje me dikë i thua shpirt, zemër, jetë por kur ndahesh nis e shan. Të gjithë mund ta bëjnë këtë gjë. Unë nuk jam ashtu njeriu dhe nuk shaj dikë të cilin dikur kam ngrënë, pirë e qëndruar me të. Ka mbaruar dhe kaq.”– u shpreh ai.
Ndonëse këngëtarja nuk ka folur drejtpërdrejtë për ndarjen ajo ka lënë të kuptohet në rrjetet sociale se është tradhtuar./L.K
/Zoom.al
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë