Aplikacion
Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me rastin kur ai vetë u përdor nga gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit Opinion.
Sipas Ramës edhe ky rast ishte si pasojë e keqpërdorimit të rrjeteve sociale për qëllime keqdashëse. Deklaratën kryeministri e bëri gjatë një konsultimi për përdorimin e rrjeteve sociale në vend.
“E patë si dalin, dalin të bëjnë moral e të drejtojnë dhe gishtin e dalin pastaj që janë të paguar nga të tjerë për të cilët ti akuzohesh se … etj etj se s’dua të hy në këtë fushë”- tha Rama.
Gjatë emisionit Opinion , gazetari Hoxha i nxori kryeminsitrit në foto ku ai shfaqej në krah të një Ardjan Çapja, një eksponent krimi në Elbasan.
Nga dosja e zbardhur së fundmi rezulton se Hoxha i kishte marrë direktivat nga një tjetër eksponent, Suel Çela për të bërë një gjë të tillë përballë kryeministrit.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës