zoom

Lajme

PD denoncoi se 4 pacientë humbën jetën në QSUT, ministrja Koçiu jep shpjegime te Shëndetësia

Pak ditë më parë, deputetja e Rithemelimit, njëkohësisht kryetarja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi, denoncoi se 4 qytetarë pacientë humbën jetën te QSUT pasi ikën dritat për dy orë.

Dhe ashtu siç ishte parashikuar, ka nisur sot mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, ku e pranishme është dhe ministrja Albana Koçiu.

Kjo e fundit do të pyetet për ngjarjen që ka ndodhur pak ditë më parë në QSUT. Zyrtarisht ministria dhe spitali e kanë mohuar lajmin, duke e cilësuar të pavërtetë.

Mbledhjen e kaluar në komision Albana Vokshi bëri një denoncim të rëndë, duke iu referuar burimeve të saj, se 4 pacientë të intubuar kishin humbur jetën si pasojë e mungesës së energjisë në QSUT.

Por ky institucion mohoi akuzuar, ndërsa sqaroi se “në QSUT nuk ka humbur jetën asnjë pacient për shkak të këtij defekti teknik”. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura