Aplikacion
Ish-kryeprokurori Adriatik Lllalla i dënuar me 2 vite burg është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar procedurat ligjore dhe e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Llallën duke qenë se ky i fundit nuk është gjendur në Shqipëri dhe ka informacione se ndodhet jashtë vendit.
Ditën që GJKKO e dënoi me 2 vite burg ish-kryeprokurorin, SPAK nxori urdhrin për arrestimin e tij dhe policia i shkoi në shtëpi për të njoftuar zyrtarisht familjarët, si dhe duke i dhënë disa ditë kohë Llallës që të paraqitej. Sakaq Llallës i është hequr edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.