zoom

Aktualitet

Pasi dhunoi Princ Lekën, reagon për herë të parë Elia Zaharia

Pasi dhunoi Princ Lekën, reagon për herë të parë Elia Zaharia

Elia Zaharia reagoi për herë të parë pasi pamjet e dhunës mes saj dhe Princ Leka Zogut u bënë kryefjalë dhe u komentuan kudo gjatë kësaj të mërkure.

Teksa në videot e publikuara duket momenti kur Elia dhunon, fyen dhe akuzon Princ Lekën për falsifikim të diplomës, në një reagim për emisionin “Vizioni i Pasdites”, ajo ka shpjeguar se ndodhet në një situatë të vështirë prej disa javësh.

Elia Zaharia e justifikon dhunën në video duke argumentuar se nuk ishte e lehtë për të të shikonte sesi Princ Leka përpiqej të dhunonte babanë e saj, Gjergj Zaharia.

“Është situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjej Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveç se u përpoqa ta ndaloj! Për çdo gjë po ndjek rrugën gjyqësore”, tha Elia Zaharia.

Princ Leka dhe Elia Zaharia janë në proces divorci, pas 7 vitesh martesë dhe më shumë se një dekadë histori dashurie. Ndërkohë që vajza e tyre, Geraldina Zogu është në kujdestarinë e të ëmës, Princ Leka po shijon romancën me fotografen Blerta Celibashi.

Postime të lidhura