zoom

Politikë

Pas takimit me shefen e OSBE, Bardhi: Rama s’lejon opozitën në Komisionin e Reformës Zgjedhore!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pas takimit me kryetaren në detyrë të OSB-së në Tiranë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk lejon përfaqësimin e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore.

“Përfaqësues të opozitës u takuan sot me Kryetaren në Detyrë të Prezencës së OSBE-së zj. Pasztory. Riktheksuam se për opozitën Reforma Zgjedhore është një pritoritet, që është bllokuar dhe po vazhdon të bllokohet nga Edi Rama, duke mos lejuar përfaqësimin e opozitës në këtë Komision”, sqaron Bardhi. /ZOOM.AL/