zoom

Bota

Pas SHBA-ve, edhe Britania tërheq personelin e vet nga Katari

Pas SHBA-ve, edhe Britania tërheq personelin e vet nga Katari

Britania ka filluar të tërheqë personelin e vet nga një bazë ushtarake e Shteteve të Bashkuara në Katar, raportoi Sky News të mërkurën.

Lëvizja vjen mes tensioneve në rritje në rajon pasi presidenti amerikan Donald Trump u tha protestuesve në Iran se “ndihma është rrugës” dhe paralajmëroi për “veprim shumë të fortë” kundër Iranit.

Irani ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur se do të hakmerret ndaj objekteve ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme në rast të një sulmi amerikan. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë filluar të tërheqin një pjesë të personelit të tyre nga baza ajrore Al Udeid në Katar, baza më e madhe ushtarake amerikane në rajon.

Nuk është ende e qartë nëse i gjithë personeli britanik po tërhiqet nga baza.

Sipas grupeve për të drejtat e njeriut, gjendja brenda Iranit është kritike pasi mbi 2 mijë e 400 protestues janë vrarë gjatë shtypjes së dhunshme nga autoritetet.

Mbi 18 mijë persona janë arrestuar deri më tani ndërsa mes të vrarëve konfirmohet se janë edhe të paktën 12 fëmijë.

Zoom.al/

Postime të lidhura