Aplikacion
Me këto fjalë Laporta njoftoi konfirmimin e Xavi-t në krye të Barcelonës deri më 30 qershor 2025. Ky ishte vetëm hapi i parë, pasi tani Laporta dhe pjesa tjetër e stafit drejtues do të nisin punën për të projektuar ekipin për sezonin e ri. Pasi vendosën se kush janë të paprekshëm, lojtarët e rinj si Yamal, Pedri etj, drejtuesit do të përpiqen t’i bëjnë Xavi-t ndonjë dhuratë të rëndësishme. Sipas mediave italiane, Xavi i ka vendosur një emër në tavolinë Deco-s, drejtorit sportiv të klubit, Khvicha Kvaratskhelia.
Tekniku spanjoll është një fans i madh i gjeorgjianit, ky nuk është një sekret, madje sipas La Gazzetta dello Sport, Deco ka nisur prej kohësh të punojë për këtë objektiv duke ia bërë të qartë agjentit të Kvaratskhelia-s interesimin e Barcelonës. Gjithnjë sipas La Gazzetta-s: agjenti i Kvaras ndodhen në Itali ku është planifikuar një takim me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis për të diskutuar të ardhmen e gjeorgjianit. /ZOOM.AL/