zoom

Aktualitet

Pas lirimit nga qelia, Erzen Breçani rishfaqet në SPAK, i komunikohet akuza

Ish-kryepolici Erzen Breçani, i akuzuar për implikimin në një organizatë kriminale narkotrafiku jashtë vendit bashkë me të birin, është paraqitur sot në SPAK, ku do t’i komunikohet akuza.

Bëhet fjalë për dosjen e bujshme SKY ECC, ku ndodhen edhe persona të tjerë, kurse si drejtues i grupit biznesmeni Ervin Mata, në kërkim, i njohur si i fejuari i këngëtares Elvana Gjata, por edhe për përleshjen e armatosur në ish-Bllok, më 4 tetor 2018, me 1 të vrarë dhe 3 të plagosur.

Breçani i veshur sportiv dhe me kapele në kokë, për herë të parë pas lirimit nga qelia.

Pak ditë më parë, GJKKO liroi nga qelia Breçanin, pasi i rrezikohej jeta në qeli sepse vuan nga klaustrofobia, kurse aktualisht ndodhet në “arrest shtëpie”. /ZOOM.AL/