zoom

Lajme

Pas konflikteve disavjeçare, Ledri dhe Getoari ribashkohen sërish

Ledri Vula dhe Getoar Selimi janë ribashkuar pas një të shkuare miqësie dhe konfliktimi.

Ndonëse nuk ka shumë detaje, dyshja duket se do të vijnë me një projekt të ri muzikor, sipas fotos së publikuar në Instagram.

Ata kanë rikrijuar foton e Messi-t dhe Ronaldo-s duke luajtur shah.

“Ronaldo dhe Messi në hip hop”; “Diçka po zihet”; “Kemi pritur 12 vjet për këtë”; “Më bëhet qejfi që ju shoh prapë bashkë” ishin disa prej komenteve.

Ledri, para shumë vitesh ka qenë pjesë e Babastars, grupi i krijuar nga Getoari, ku bënin pjesë dhe reperë të tjerë si Cozman, Skivi, Stresi, Majk etj. Por pas disa konfliktesh Ledri qe i pari që u largua, ndërsa grupi nisi të shpërbëhej.

Në 2020 gjatë një interviste , Ledri tregoi se nuk ka asnjë problem me Getoarin dhe se i kanë rregulluar raportet me njëri-tjetrin ndonëse nuk ishin takuar.

“Nuk është se nuk flas. Vetëm rrugët tona janë të ndara, kemi gjëra të ndryshme. Unë e kam në Instagram, nuk kam asgjë kundër. E shoh se çfarë bën. Edhe takimi me të nuk ka problem; ka ndodhur ajo që ka ndodhur nuk ia vlen të mbajmë inat. Njeriu i mirë fal. Nuk është se ai nuk më bëri asgjë. Pastaj nuk e pashë të arsyeshme të qëndroja atje, i pashë si re të zeza dhe doja të largohesha nga retë e zeza. Nuk kam asgjë kundër. Më vjen mirë që i shoh të gjitha mirë, Unikkatili, Noizy, Getin etj”, u shpreh asokohe Ledri.