zoom

Lajme

Pas humbjes me Shqipërinë, ekipi serb merr një tjetër goditje

Pas humbjes me Shqipërinë, ekipi serb merr një tjetër goditje

Kombëtarja e Serbisë po kalon një moment të vështirë pas disfatës së rëndë ndaj Shqipërisë në ndeshjen e zhvilluar në Leskovc, e cila ka tronditur ambientin sportiv në Beograd, duke rrezikuar seriozisht objektivin për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Menjëherë pas ndeshjes, trajneri Dragan Stojkoviç ka dhënë dorëheqjen, duke marrë përgjegjësinë për rezultatet e dobëta.

Por kriza është thelluar edhe më tej, pasi pesë lojtarë titullarë janë larguar nga ekipi kombëtar.

Sipas burimeve nga federata serbe, Nikola Milenkoviç, Andrija Zivkoviç, Predrag Rajkoviç, Luka Joviç dhe Dragan Rosiç nuk do të jenë pjesë e përballjes së radhës ndaj Andorrës, për shkak të lodhjes dhe dëmtimeve.

Skuadra do të drejtohet përkohësisht nga Zoran “Bata” Mirkoviç, ndërsa janë ftuar disa lojtarë të rinj për të plotësuar grupin, përfshirë Luka Lijeskiç, Vuk Drashkoviç dhe Mihajlo Cvetkoviç./ Zoom.al

Postime të lidhura