Aplikacion
Arratisja e Altin Ndocit ka vënë në lëvizje autoritetet penitenciare. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë masa të menjëhershme, duke nisur transferimin e disa të dënuarve dhe të paraburgosurve që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit drejt institucionit të vuajtjes së dënimit në Fier.
Sipas burimeve zyrtare, burgu i Durrësit nuk është i kategorizuar si institucion i sigurisë së lartë, por funksionon si strukturë paraburgimi. Për këtë arsye, pas incidentit të rëndë, është vlerësuar se personat që paraqesin rrezik të shtuar nuk duhet të qëndrojnë më në këtë ambient.
Masat e marra kanë për qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen. Autoritetet bëjnë me dije se transferimet janë selektive dhe prekin vetëm të burgosurit me profil të lartë rrezikshmërie.
Ndërkohë, zyrtarët e arrestuar në kuadër të hetimeve për arratisjen nuk përfshihen në këto lëvizje dhe do të vijojnë të qëndrojnë në ambientet e burgut të Durrësit, në dispozicion të organeve të drejtësisë./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari